Protesta/ Procedohen penalisht shtatë persona, mes tyre një deputet

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 shtetas pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit këta persona kanë hedhur lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar e goditur punonjësit e Policisë me sende të forta, ku si pasojë e përplasjes, janë lënduar 3 efektivë policie.

Nga veprimet e kryera, policia ka proceduar penalisht 7 shtetas, nga të cilët 6 akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ndërsa një deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjithashtu, gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta të përdorura gjatë protestës, sipas Policisë së Tiranës.

Njoftim:

Policia e Tiranës, menjëherë pas përfundimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike mbrëmjen e datës 08.05.2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë tubimit disa persona hodhën lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta dhe për pasojë u lënduan 3 punonjës policie, procedoi penalisht 7 shtetas.

Nga këta: 6 për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe një shtetas (deputet) për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjatë veprimeve, policia sekuestroi 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top