Protesta/ Policia çon në SPAK deputetët e PD-së

Lidhur me nisjen e hetimit ndaj deputetëve të opozitës Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare. Në njoftim thuhet se janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Po ashtu policia shton se se janë proceduar 33 protestues për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu bëhet me dije se po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë teksa janë shpallur në kërkim 3 automjete, sipas policisë.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top