Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

Protesta e të rinjve është zgjeruar edhe në Lezhë, ku një grup gjimnazistësh kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit. Pjesa më e madhe e nxënësve raportohet se janë nga gjimnazi “Hydajet Lezha”. Në qytet është shtuar edhe prania e policisë, me efektivë të pozicionuar pranë institucioneve kryesore.

Protestë pritet të zhvillohet edhe në Fier. Forcat e policisë janë vendosur në sheshin qendror, ndërsa priten lëvizjet e nxënësve. Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e gjimnazistëve janë paraqitur në shkollë pa çanta, si pjesë e bojkotit të paralajmëruar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top