Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, tensione mes policisë dhe protestuesve

Protestuesit kërkojnë ndjekje penale, shkarkime dhe dorëheqje nga personat e përfshirë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke mbajtur në duar mesazhet që ajo u kishte dërguar institucioneve përgjegjëse para se të vritej. Në pankarta janë shkruar disa nga mesazhet e saj, përmes të cilave kishte kërkuar reagim nga institucionet.

“E dhimbshme deri në asht”, “Pas vrasjes sime nuk pres të përgjigjeni, por pres të mos mund të flini” dhe “Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, janë disa nga thirrjet e saj që protestuesit i kanë rikthyer gjatë protestës. Protesta po mbahet në kohën kur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, pritet të mbajnë një konferencë për të prezantuar raportet e dy dikastereve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top