Protesta për Veliajn/ SPAK kërkesë Ministrisë së Brendshme: Pse nuk u morën masa?

Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme i kanë dërguar shkresë ministrisë së Brendshme lidhur me mungesë e policisë në grumbullimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para GJKKO-së.

Në letrën drejtuar ministrisë institucionet e drejtësisë kërkojnë informacion se përse nuk u morën masa të mërkurën, pasi sipas tyre i intimiduan persona dhe u cënuan institucionet.

Nuk dihet ende nëse Prokuroria e Posaçme do të nisë një hetim për neglizhencë dhe shpërdorim detyre ndaj Policisë së Shtetit për këtë çështje, ku militantë të PS-së sulmuan godinën e SPAK dhe GJKKO.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top