Demokrati Edi Paloka, nga protesta para Parlamentit Europian, u shpreh se synimi i tyre është sensibilizimi ndërkombëtarëve për situatën në vendin tonë, duke shtuar se Shqipëria është në diktaturë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Jemi në diktaturë, siç është vërtetuar nga ngjarjet e fundit siç është arrestimi i Çyrbjes vërteton akuzat që qeveria mbahet në këmbë nga krimi i organizuar, Renditjen e deputetëve në listë e bën krimi i organizuar dhe siguron votat për atë qeveri.
Të kthejnë sytë nga Shqipëria, jemi të detyruar të kërkojmë vëmendjen e miqve tanë. Bollë më me individë që paguhen me paratë e pista të Tiranës për të ardhur për të bërë deklarata pro Ramës në Tiranë.
Ekziston ideja se Rama ka mbështetje, nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet e individëve të korruptuar me atë të institucioneve.
Jemi këtu për të sensibilizuar institucionet sepse më vonë do të jetë e pamundur të ndryshohet situata”, tha Paloka.