Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët hedhin sapunë në drejtim të godinës

Qytetarë dhe deputetë të opozitës janë mbledhur edhe këtë të premte para godinës së bashkisë së Tiranë teksa vijojnë protestën e tyre disa mujore. Qytetarët në protestën e tyre kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erjon Veliaj pas aferës së dosjes “5D”.

Protestuesit kësaj herë nuk kanë hedhur vezë dhe molotov drejt godinës po kanë gjetur një ide të re. Edhe nga pamjet nga vendngjarja duket protestuesit me kuti në duar teksa brenda ka sapunë. Ata i kanë hedhur në drejtim të bashkisë ndërsa kanë vijuar me thirrjet e tyre.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top