Protesta në Vlorë/ Qytetarja: Mirë kimiot që nuk na i sigurojnë, por nuk kemi as ujë

Banorë të shumtë janë mbledhur paraditen e kësaj të hëne para ambienteve të Bashkisë së Vlorës për të kërkuar një zgjidhje lidhur me mungesën e ujit me të cilën po përballen prej katër ditësh tanimë.

Mes protestuesve ka qenë dhe një shtetase e cila aktualisht është duke u përballur me një tjetër sfidë, me luftën me sëmundjen e rëndë.

Mes lotësh ajo ka theksuar se përveç faktit që shteti nuk garanton trajtime të specializuara shëndetësore si komiterapia brenda vendit, qytetarët detyrohen të përballen edhe me mungesën e ujit në një situatë tashmë të rënduar.

Sipas saj, kjo gjendje është e papranueshme dhe nuk mund të tolerohet më, ndërsa ka shprehur zhgënjim edhe për indiferencën e disa qytetarëve që e ndjekin protestën nga kafenetë pa u përfshirë.

“Unë po dal në protestë sot, mirë që shteti nuk na i mundëson kimioterapitë në vendin tonë, por duhet të vijmë të përballemi këtu edhe me mungesën e ujit në sistuatën që jemi. Kjo është e papranueshme, nuk mund te tolerohet sidomos edhe për vlonjatët që po na shohin nga kafenetë. Nuk jemi as me PD as me PS, jemi për të drejtën tonë këtu. Unë kam një muaj që jam kthyer në vendin tim se isha në Itali për kimiot.  Nuk kemi fare ujë në shtëpi, jemi munduar me bidona, por është e pamundur. U bëj thirrje gjithë vlonjatëve të vijnë këtu, sehir mund të bëjnë të gjithë nga shtëpia”, tha ajo teksa gazetari nuk ka mundur të mbajë lotët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top