Protesta në Tiranë, Grenell: Haga është jashtë kontrollit

Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së sot në Tiranë.

“Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, – ka shkruar Grenell në rrjetin X, duke iu referuar ish-prokurorit special që kishte ngritur padinë ndaj Thaçit.

Ai gjithashtu shpërndau një postim të gazetares Xhorxhina Bami, e cila raportonte për tubimin e sotëm në kryeqytetin shqiptar, Grenell shkroi shkurt: “Edhe në Tiranë”.


Sot në Tiranë u mbajt protestë e madhe gjithëkombëtare kundër padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top