Protesta kundër projektit Thumanë- Kashar, banorët e Krujës ulen këmbëkryq në mes të rrugës

 

Banorët e fshatrave të Krujës që kërkojnë një rrugë hyrëse-dalëse për bizneset e tyre në autostradën Thumanë-Kashar, janë ulur në mes të rrugës dhe e kanë bllokuar aksin duke protestuar kundër projektit të ndërtimit.

Ata janë shprehur qartë se këtë protestë po e bëjnë për familjet e tyre, pasi kanë bizneset në këtë aks dhe projekti jotransparent nuk u jep asnjë mundësi se si do të shkojnë në bizneset që kanë aty pranë. Forca policie ndodhen në vendin e protestës.

Banorët janë shprehur edhe ditët më para se ata nuk janë kundër ndërtimit të rrugës dhe zhvillimit e as nuk i janë bërë pengesë, por sipas tyre, firma e cila po zhvillon punimet ka devijuar projektin e për pasojë janë bllokuar rrugët e këtyre fshatrave. Ata shprehen se nuk ka pasur asnjë konsultë nga ana e firmës, ARSH, apo ministrisë së transporteve me komunitetin e këtyre fshatrave të cilët dëmtohen shumë.

Banorët kërkojnë që të ndërtohen nënkalime dhe mbikalime në mënyrë që jetesa e tyre të vijoi normalisht dhe firma e cila ka dëmtuar rrugët, sipas tyre, t’i rindërtojnë dhe t’i rikthejë në gjendjen e mëparëshme.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top