Protesta/ Këlliçi: Policia ka arrestuar tre të mitur

Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se protesta e opozitës do të vijojë, pavarësisht tensioneve të shënuara gjatë tubimit.

Teksa marshonte së bashku me protestuesit, Këlliçi u shpreh për A2 CNN se gjatë protestës janë arrestuar tre të mitur.

“Aksioni do të vazhdojë. Protestuesit janë të vendosur të mos ndalen, pavarësisht dhunës së ushtruar. Kemi pasur disa raste të personave të infiltruar, të veshur civilë. Edhe pse ka pasur shumë gaz të hedhur drejt protestuesve, aksioni do të vazhdojë. Kemi pasur tre arrestime të miturish”, deklaroi ai.

Protesta e opozitës në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe ndërhyrje të policisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top