Protesta/ Këlliçi me mollë me vete, ironizon arrestimet në Bashkinë e Tiranës

Belind Këlliçi, organizator i kësaj proteste që do të mbahet para Bashkisë së Tiranës, ka gjetur një simbolikë për këtë tubim, ndërsa në duar mban një mollë.

Këlliçi tha se me protesta do të largohet Veliaj nga vendi, arrestohet apo jo.

“Po presim dhe drejtuesit e mbrojtës së Teatrit. Protesta do të nisë. Qëllimi është që të ketë reagim ndaj një banditi, që çdo ditë vjedh taksat tona, për t’u pasuruar me taksat e qytetarëve dhe me banditët e tij si kompania 5D. Madje askush nuk ka marrë masa. Protestat do të kulmojnë me largimin e Veliajt nga zyra. Arrestohet apo jo, Veliaj, ne do ta nxjerrim nga zyra.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top