Protesta e radhës , qytetarët rikthehen sot në shesh

Për të dhjetën ditë me radhë, kundërshtarët e projektit të resortit luksoz në Zvërnec pritet të dalin në rrugët e Tiranës. Protesta e së hënës mblodhi mijëra qytetarë në kryeqytet, të cilët marshuan për disa orë në rrugët kryesore të Tiranës. Ata ndaluan para institucioneve shtetërore me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit u bënë thirrje veçanërisht të rinjve që t’i bashkohen lëvizjes. Sipas tyre, çështja e Zvërnecit ka tejkaluar tashmë kufijtë e një debati lokal dhe është kthyer në një kauzë më të gjerë qytetare. “Revolucion”, “Edi Rama ka mbaruar” dhe “Dorëheqje” ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan vazhdimisht përgjatë marshimit. Tubimi u mbyll në Sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit përsëritën se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë, debati për Zvërnecin ka kaluar prej ditësh kufijtë e Shqipërisë. Protesta ka gjetur jehonë në media të huaja, ndërsa shqiptarë të diasporës kanë organizuar tubime mbështetëse në disa qytete evropiane. Përballë këtij interesimi ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama ka akuzuar mediat e huaja për ekzagjerim të situatës, duke këmbëngulur se protestat po paraqiten më të mëdha nga sa janë në realitet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top