Më 18 dhjetor në orën 13:00 do të zhvillohet marshimi i pestë nga prindër, mësues dhe qytetarë, për sigurinë e fëmijëve në shkollë. Bëhet me dije se marshimi do të nisë nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.
Në 4 prostetat e mëparshme, prindërit kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë. Të frikësuar për jetën e fëmijëve të tyre, ata kanë bërë thirrje që të merren masat nga institucionet, teksa kanë kërkuar vazhimisht dorëheqjen e minstres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Siguria e fëmijëve në shkollë, është tashmë prej ditësh një nga temat më të prekura dhe që gjen përfshirjen e të gjithë qytetarëve. Që prej ngjarjes tragjike pranë shkollës “Fan Noli” ku himbi jetën 14-vjeçari, Martin Cani, janë organizuar disa protesta dhe jo vetëm në Tiranë.