46 persona janë arrestuar nga policia për aktet e dhunshme të kryera gjatë ditës së djeshme në protestën e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve nisën menjëherë pas mbylljes së fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha, kur mbështetësit filluat të hidhnin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë.
Ato vijuan edhe para Kuvendit, aty ku protestuesit u zhvendosën pas përfundimit të tubimit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Opozita ka thënë se ndalimet janë të paligjshme.