Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, vendosen mbrojtëse metalike në hyrje të godinës

Policia është vendosur para Bashkisë së Tiranës teksa pritet të nisë dhe protesta e opozitës. Mësohet se pra godinës janë vendosur gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë.

Po ashtu, sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Prej disa javësh opozita po proteston para bashkisë së Tiranës, në shenjë revolte pas arrestimeve që u bënë me urdhër të SPAK ndaj disa ish-drejtorëve.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top