Protesta e opozitës në Lezhë, procedohet Luçiano Boçi

Pas tubimit të djeshëm, policia vendore e Lezhës mësohet se ka proceduar në gjendje të lirë 14 protestues, por edhe drejtuesin politik të qarkut Shkodër dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i PD Luçiano Boçi. 14 protestuesit, bashkë me Boçin, akuzohen për veprat penale “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “ndotja e ajrit”. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 5 automjete të cilat dyshohet se kanë shkelur ligjin tek rrethrrotullimi i Milotit.

Opozita protestoi këtë të martë në gjashtë akse kryesore të vendit “aktin e revoltës së mosbindjes civile”, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Protestuesit përsëritën kërkesat për formimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe lirimin e liderëve të opozitës në Shqipëri. Protesta u shoqërua me djegie të gomave dhe disa përplasje mes protestuesve dhe policisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top