Protesta e gazetarëve në Kosovë, i heqin mikrofonat ministres Hajdari (VIDEO)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari është përballur me protestën e gazetarëve kundër vendimit për heqjen e licencës së Klan Kosovës. Në momentin kur ajo filloi të fliste në konferencen e njoftuar, gazetarët janë afruar një nga një pranë podiumit dhe në mënyrë demonstrative hoqën mikrofonat.

Pas gazetarëve janë tërhequr edhe kameramanët duke u larguar nga salla dhe duke lënë ministren në monologun e saj. Hajdari po fliste për bizneset që kanë bërë shkelje ligjore të ngjashme me Klan Kosovën, shkak për të cilin është marrë vendimi për mbylljen e televizionit.

Video më poshtë:

 

https://www.facebook.com/watch/?v=692385886126759

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top