Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve në “Sy m’sy”.
Një nga temat për të cilat kreu i qeverisë foli sot është projekti për ujësjellësin e Tragjasit.
Rama: Një projekt bëhet me profesionistë.
Bazohet në rastin e projketin e ujësjellësave në matje dhe analiza të cilat krijonë idenë e plotë në mënyrën dhe sasinë e shfrytëzimit. Prurjet minimale janë 700 litër në sekondë. Nga të gjithë shfrytëzimi në maksimum që do ti bëhet këtij burimi për shkak të ujësjellësit ëhstë 2 herë më i vogël sesa prurja minimale. Dmth në të gjitha rastet ajo që mbetet e pa shfrtëzuar nga sistemi është mëse e mjaftueshme për të gjithë mjedisin ekologjik. Për sa i përket ujit të pijshëm do të plotësohen për një masë të caktuar duke filluar që nga ajo e Tragjasit. Kjo është diçka teknike nuk shihet me sy. Të ishte hidrocentral do e kuptoja të gjithë shqetësimin, po ujësjellës për të pirë ujë? Si mundet që ky ujësjellës të thajë dynjanë duke u shqetësuar për nevojat njerëzore. Është komplet pa logjikë. Nuk ka asnjë kërcënim, është çmenduri.