Banorët e Rrjollit të cilët u shoqëruan një ditë më parë pas përplasjeve më policinë, janë lënë të lirë ditën e sotme.
Situata në Velipojë vijon të jetë tensionuese pasi banorët Rrjollit kundërshtojnë punimet në tokën e tyre. Këtë të mërkurë u liruan 6 të shoqëruar. Njëri prej tyre tha se nuk do ti ndalin protestat dhe se tokën e tyre do ta mbrojnë me çdo çmim.
“Është hera e 10 që shoqërohem nga 5 orë. Ditën e shtunë kam qëndruar 30 orë i ndaluar. Prokuroria e Shkodrës e ka quajtur të paligjshëm ndalimin tim. Kjo është për shkak të një polici që ka qejf të merret me mua. Ne nuk do të ndalim protestat. Do të jemi deri në fund, deri sa të fitojmë. Nuk na ndalon asgjë që të mbrojmë pronën tonë. Nuk e fal pronën, jam betuar. Do të jenë prona jonë, deri në fund, me çdo çmim”, është shprehur një prej tyre teksa ka lënë ambientet e policisë.