Protesta e 7 tetorit/ Zbulohen detajet, si do aplikohet “mosbindja civile”

Opozita ka thirrur një protestë pasditen e 7 tetorit, e cila sipas organizatorëve, pritet të jetë e ndryshme nga tubimet që janë zhvilluar deri më sot.

Në një nga fletëpalosjet që është shpërndarë te strukturat dhe anëtarët e opozitës thuhet “Mospajtimi me të keqen nis në orën 18 :00 te Kryeministria”.

Protestuesit pasi të mblidhen përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të shpërndahen më pas në rrugët e Tiranës, pikat kryesore, duke synuar në këtë mënyrë një bllokim të kryeqytetit.

Ende nuk dihet zyrtarisht se ku do të përqendrohen grupet e protestuesve, por do të synohen kryesisht ato zona që do të shkaktojnë edhe më shumë probleme dhe paralizim të jetës në Tiranë.

Kjo do të jetë forma e mosbindjes civile, pra bllokimi i rrugëve, ndërkohë që ende nuk dihet se sa orë do të zgjasë protesta dhe cili do të jetë reagimi i Policisë së Shtetit.

Kjo e fundit pritet të angazhojë disa mijëra efektivë, që përveç se do të marrin në mbrojtje institucionet, do të përpiqen të zhbllokojnë akset rrugore, nëse do të ketë bllokime nga protestuesit.

Dhe problemi më i madh mund të jetë ai nga grupet lëvizëse, që do të përbëhen kryesisht nga të rinjtë, që do të qarkullojnë nëpër Tiranë, një skenar ky i provuar pak vite më parë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top