Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Beteja që nisim është beteja e jetës sonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD është në misionin e saj të madh dhe historik të rikthimit të votës së lirë, të rikthimit të Shqipërisë në një vend të shtetit ligjor. Sipas tij beteja e shekullit, beteja e ekzistencës, beteja e triumfit, beteja e fitores nis ditën e hënë.

FJALA E BERISHËS:
Ndaj dhe PD në misionin e saj të madh dhe historik të rikthimit të votës së lirë, të rikthimit të Shqipërisë në një vend të shtetit ligjor, Kushtetutës dhe ligjeve demokratike, nis ditën e hënë betejën e saj, betejën e shekullit, betejën e ekzistencës, betejën e triumfit, betejën e fitores.
Demokrate e demokratë, koha i bën thirrje ndërgjegjes tuaj.
Burra dhe gra, të rinj dhe të reja që keni qëndruar të papërkulur në opozitë gjer sot, që keni përjetuar grabitjen e votës, plaçkitjen e votës, dhunimin e vullnetit tuaj dhe të qytetarëve shqiptarë dhe që besoni se njeriu i qytetëruar e ka detyrim moral betejën e tij për të vërtetën, e ka detyrim madhor të mos pranojë mashtrimin për të vërtetë, të mos pranojë kurrë farsën elektorale për proces elektoral, të mos pranojë kurrë fitoren e grabitur si fitore të kundërshtarit, e ka për detyrë dhe mision që në emër të këtyre të vërtetave të ngrihet i gatshëm për këto sakrifica.

Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë.
Liria ka nje emër, ajo quhet votë e lirë.
Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë.
Ndaj dhe koha na fton të gjithëve, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të moshuar, të gjithë sa jemi, të shndërrohemi në luftëtarë të votës së lirë.
Në luftëtarë të dinjitetit njerëzor.
Dallimi më thelbësor midis njeriut të lirë dhe mjeranit jo të lirë qëndron pikërisht në respektimin e vullnetit të individit.
Kështu që beteja që nisim, mosbindja civile vjen si një betim për të mos u pajtuar kurrë me diktaturën që riktheu farsën elektorale në Shqipëri.
Vjen si një betim për të mos pranuar kurrë fitore, grabitjen dhe kallp fitoren e Edi Ramës.
Vjen si një zotim, si një betim për të mos pranuar kurrë persekutimin, burgosjen, përndjekjen politike, shkelmimin e Kushtetutës, zëvendësimin e ligjeve me kodin e mafies, me kodin e baronëve të drogës dhe krimit në Shqipëri.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top