Protesta e 37-të në Tiranë/ Qytetarët rikthehen sot në shesh, thirrje për mobilizim masiv

Rezistenca qytetare kundër kryeministrit Edi Rama do të vijojë edhe këtë të hënë. Në orën 19:00, në Tiranë do të mbahet protesta e 37-të radhazi. Organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe të shqiptarëve të diasporës që kanë mbërritur në kryeqytet për t’iu bashkuar tubimit. Grumbullimi i protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”. Më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahet edhe tubimi kryesor.

“Largimi i kryeministrit Ramës” mbetet kërkesa kryesore e protestës. Organizatorët janë shprehur se nuk do të tërhiqen dhe se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Me sloganin “Ju erdhi fundi”, ata ftojnë qytetarët t’i bashkohen asaj që e cilësojnë si një moment vendimtar për vendin.

Në ditët e fundit, protesta është shoqëruar edhe me mesazhe të forta drejtuar qytetarëve për të mos shitur votën dhe për të mbrojtur demokracinë. Sipas organizatorëve, lëvizja nuk përfaqëson vetëm pakënaqësinë ndaj qeverisë, por është kthyer në një zë qytetar që kërkon më shumë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi nga institucionet. Ata thonë se protesta është gjithashtu një mesazh për opozitën, drejtësinë, mediat, biznesin dhe shoqërinë civile, duke kërkuar që secili të mbajë përgjegjësinë që i takon për situatën në vend.

Sipas organizatorëve, fakti që qytetarët vijojnë të dalin në shesh ditë pas dite tregon se pakënaqësia nuk është shuar. Përkundrazi, ata besojnë se presioni qytetar do të vijojë të rritet. Protesta, sipas tyre, do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top