Protesta e 20 shkurtit/ Opozita nis mobilizimin në bazë, takime në Mat

Protesta e planifikuar e opozitës që do të mbahet me 20 Shkurt në Tiranë, ka bërë që të vihen në lëvizje strukturat në bazë.

Çlirim Gjata zhvilloi një takim me strukturat drejtuese në Mat për t’i angazhuar ata në protestën kombëtare të 20 Shkurtit. Gjata tha se këto takime po vërtetojnë se opozita është më e bashkuar se kurrë për të luftuar kundër qeverisë. Sipas Gjatës, ka qenë bashkimi i Partisë Demokratike ai që ka trembur Edi Ramën, me urdhër të të cilit SPAK vendosi në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top