Propozim i Braçes: SPAK të japë lejet për lojërat e fatit

Ligji i lojërave të fatit po shkakton sërish debate, edhe pse qeveria ka ndryshuar disa pika të tij. Në Komisionin e Ekonomisë, deputetët kanë propozuar që SPAK të jetë pjesë e sistemit në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kompanive. Për organizatorët e lojërave të fatit, kërkohet të ngrihet një sistem shtrëngues, si ai që aplikohet për deputetët kur kontrollohen për të ardhurat dhe pasuritë. Propozimi është bërë nga deputeti i PS-së Erion Brace, i cili madje ka kërkuar të përfshihet edhe Prokuroria e Posaçme në kontrollin e kompanive.

“A ka problem që kontrollin e fundit ta japë SPAK-u për këta që duan të organizojnë lojëra fati? Më ka rënë në vesh që miratimin e fundit për kazinotë në SHBA e jep FBI-ja”, -tha Braçe. Projektligji i Lojërave të Fatit po shihet me imtësi deri në momentin e aprovimit, në mënyrë që bastet mos të bien sërish në dorën e mafies.

Draftit aktual i janë shtuar disa elemente, në lidhje me dhënien e licencave, duke vendosur në garë kritere pikëzimi, ku merret parasysh edhe oferta ekonomike. Po ashtu, në aspektin teknik, deputetët thanë se platformat online që duhet të përdorin kompanitë duhet të jenë të pamanipulueshme, ku të mos përfshihen lojtarë fiktivë apo të ndryshojnë koeficientet./Euronews

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top