Pronat në Himarë/ Gati të nisë regjistrimi fillestar për 6 zona kadastrale

Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Himarë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e regjistrimit fillestar në 6 zona kadastrale, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmbylljes së këtij procesi në të gjithë territorin e kësaj bashkie.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme është një nga proceset më të rëndësishme për garantimin e sigurisë juridike të pronës dhe për krijimin e një regjistri të saktë kadastral, i cili shërben si bazë për zhvillimin ekonomik, investimet dhe planifikimin e territorit.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kryebashkiakun e Himarës, Vangjel Tavo, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për përshpejtimin e këtij procesi në të gjithë vendin.

“Ne kemi një objektiv shumë të qartë: përmbylljen e procesit të regjistrimit fillestar në të gjithë territorin e Shqipërisë brenda vitit 2027” u shpreh ajo.

Në Bashkinë Himarë, territori është i organizuar në 24 zona kadastrale, nga të cilat 15 kanë regjistrim fillestar, ndërsa 3 zona janë në fazën përfundimtare të procesit.

Me marrëveshjen e nënshkruar, puna do të vijojë edhe për 6 zona të tjera kadastrale, duke e çuar bashkinë drejt përmbylljes së plotë të regjistrimit kadastral për të gjithë territorin e saj.

“Përmes këtij bashkëpunimi, Bashkia Himarë do të ketë shumë shpejt një regjistër kadastral të plotë për të gjithë territorin, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të pajisen me dokumentacion të rregullt pronësie,” theksoi Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Himarë vlerësuan bashkëpunimin institucional si një element kyç për përshpejtimin e proceseve që lidhen me administrimin e pronës dhe për garantimin e shërbimeve më efikase për qytetarët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top