Pronari i Man United flet me letra hapur: Mbajtja e ten Hag ishte gabim, kemi lojtarë të dobët

Sir Jim Ratcliffe, miliarderi britanik që ka në pronësi afro 30% të gjigantit anglez Manchester United, ka treguar shumëçka në intervistat e dhëna dje për Gary Neville.
Në këto intervista, Ratcliffe tregoi mjaft shumë për gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhet Manchester United, duke thënë se klubi do të mbetej pa para këtë vit po qe se nuk do të shkarkoheshin një pjesë e madhe e stafit.

Thënë këtë, Ratcliffe po ashtu zbuloi planin e madh për ndërtimin e një stadiumi të ri për klubin më të madh britanik, që do të kishte kapacitet prej 100 mijë ulësesh.

“Norman Foster, i cili gjithashtu është nga Manchesteri dhe arkitekti më i madh në botë, ka krijuar me të vërtetë stadiumin më ikonik për të ardhmen e Man United”, tha Ratcliffe për arkitektin e stadiumit të ri.

Ai pastaj foli edhe për ten Hag, duke thënë se mos-shkarkimi i tij në verën e vitit 2024 doli të ishte gabim shumë i madh, për të cilin merr përgjegjësi ai.

Gjithashtu, Ratcliffe përmendi edhe plot lojtarë si Casemiro, Antony, Hojlund, Onana, Sancho, duke thënë se disa prej tyre janë të dobët, e disa paguhen më shumë sesa e meritojnë.

Prej ardhjes së grupit INEOS, që udhëhiqet nga Sir Jim Ratcliffe, Man United ka bërë shumë ndryshime në hierarkinë e klubit dhe në stafin teknik, por ende nuk ka rezultate në fushë që e dëshmojnë si sukses ndërhyrjen e menaxhmentit të ri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top