Programi i Bashës: 20 mijë euro për fëmijën e tretë

Lulzim Basha ka prezantuar sot programin për zgjedhjet parlamentare 2025.

Sipas programit, parashikohet që bonusi i bebes të arrijë në 2 mijë euro, ndërsa për fëmijën e tretë, do të jepet një shumë 20 mijë eurove.

Në program parashikohen gjithashtu subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë për çiftet e reja si deh subvencione për bujqësinë.

Po ashtu Basha foli edhe për reformën e pronës, që siç tha ai duhet ti kthehet pronarëve.

PROGRAMI

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:

Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16

3. NEXTGEN:

Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

6. REFORMA E PRONËS!

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE

Çdo vit do të akordohen
100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë
50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.

11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare

12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

14. Shteti merr përsipër te zeroje çdo detyrim te qytetareve ne problematikat me natyre administrative ne raport me institucionet e shtetit

15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top