Programi/ Berisha premton orientimin e Shqipërisë drejt Bitcoin dhe dixhitalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Shqipëria është një vend me mundësi shumë të mëdha. Berisha u shpreh se, vendi do të drejtohet drejt dixhitalizimit të thellë, bitcoin, blachain, që duhet të jenë risitë e zhvillimit të Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të programit ekonomik të PD, ai tha se i rregulluar me ligj, bitcoin do të lidhet me emrin e çdo të riu, çdo investitori dhe çdo qytetari.

“Do të bëjmë gjithçka për të nxitur prodhimin, sipërmarrjen e vogël, për të nxitur startupet dhe teknologjitë e avancuara. Dixhitalizimin e thellë, bitcoin, blockchain, duhet të jenë risitë e zhvillimit të Shqipërisë. Sot ju e dini, bitcoin lidhet vetëm me emrin e Amant Josifit dhe Edi Ramës. Jo më, bitcoin do të lidhet me emrin e çdo të riu, çdo investitori, çdo qytetari. Natyrisht të garantuara dhe rregulluara me ligj. Unë do të them një gjë. Kam punuar gjithë jetën për ëndërrat e mia, që janë projektet, ëndërrat e ditës. Unë nuk u shpall ato kurrë, po ta di se nuk realizohen dhe unë kam besim të plotë me ekspertë të shkëlqyer që kemi, me të tjerë që janë të gatshëm që na bashkohen“, tha kreu i PD.

Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se, me të ardhur në pushtet qeverisja e PD, do të bëjë një auditim të plotë të 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës për të zbuluar se ku kanë shkuar 64 miliardë euro nga buxhetet e qeverisë.

“Natyrisht kontrolli i tyre nuk është totall, është i pjesshëm, shabllon me model. Por një kontroll i plotë, se ku shkuan 64 miliardë euro të buxheteve të kësaj qeverie, në një kohë që shqiptarët marrin rrogat e pensionet më të ulëta, largohen masivisht nga Shqipëria, varfëria ka arritur në 41% e fëmijëve, e të rinjve 51%.Ndërkohë që veprat publike, segmente rrugësh të shtrira në 12 vite me çmime 10-15 herë më të larta se çmimet e Kroacisë. Sigurisht që do të bëhet një audit i plotë i të gjithë këtij abuzimi i paprecedentë në historinë e Shqipërisë. Enver Hoxha që ta dinë shqiptarët, 35 % të buxhetit të shtetit e shndërronte ne bunkerë e tunele. Edi Rama zhduk pa nam e nishan mbi 30 % të buxhetit të shtetit. Zhduk, sipas akteve të KLSH-së. Kështu që auditi është kusht i domosdoshëm”, u shpreh ish kryeministri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top