Samiti i radhës i Procesit të Berlinit, i cili do të mbledhë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor mbahet sot në Londër. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin britanik që prej ditës së djeshme. Bëhet me dije se Kryeministri do të marrë pjesë në disa panele diskutimi.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Agjenda
14:20
Mbërritja e delegacionit shqiptar dhe pritja nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer
14:30
Pritje nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge
14:45
Foto Familjare
15:00
Seanca Plenare e Procesit të Berlinit
15:10
Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor
Tema: “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”
Një fjalë do të mbajë edhe Kryeministri Edi Rama
15:40
Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor për temat që lidhen me: Rritjen, Migrimin dhe Sigurinë
Edhe në këtë panel një fjalë do të mbajë Kryeministri Edi Rama
16:00
Mbyllja e seancës plenare