Procesi i Berlinit, mbahet sot në Tiranë takimi i ministrave të jashtëm

Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit do të mblidhen sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi si dhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, e cila viziton Tiranën për herë të parë.

Në qendër të takimit është forcimi i bashkëpunimit rajonal, përforcimi i angazhimit për tregun e përbashkët rajonal, 4 liritë themelore, agjenda e gjelbër dhe ajo digjitale. Gjithashtu do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme si dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

Takimi do të ketë dy sesione diskutimi që do të jenë të mbyllura, ndërsa në fund ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Mediat e huaja kanë raportuar se ministrja e jashtme gjermane do të ketë takime të veçanta me ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç, ndërsa theksojnë se do të ketë përpjekje edhe për një takim të përbashkët mes tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top