Problemet me votën e diasporës, KQZ del me thirrje për votuesit nga jashtë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka bërë sot thirrje të gjithë zgjedhësve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, e veçanërisht atyre në Greqi, të kontaktojnë sa më parë shërbimin postar DHL në shtetin ku ndodhen, nëse nuk kanë marrë ende njoftim apo mesazh për dorëzimin e zarfit me fletën e votimit nga KQZ.

Sipas Celibashit, problemet e hasura deri tani vijnë kryesisht për shkak të adresave të deklaruara në PER që nuk përputhen me adresat aktuale të banimit, si dhe për përdorimin e numrave kontakti shqiptarë, të cilët nuk janë më funksionalë për shumë zgjedhës jashtë vendit.

“NJOFTIM ME SHUMË RËNDËSI PËR ZGJEDHËSIT NGA JASHTË!
Shpërndajeni për miqtë dhe të afërmit tuaj.
Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.
Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses”, shkruan Celibashi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top