Probleme me zemrën, shtrohet në spital kryeministri kroat

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të premten në mbrëmje për shkak të një çrregullimi me ritmit e zemrës.

Sipas mediave kroate, Plenkoviç ka kohë që ka pasur një problem me çrregullim të ritmit të zemrës (fibrilacion atrial), për këtë arsye iu nënshtrua një procedure invazive, gjatë së cilës izolohen venat pulmonare, gjë që redukton rrezikun e aritmive.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se kryeministri është trajtuar dje në mbrëmje në Klinikën për Sëmundjet Kardiovaskulare të Qendrës Spitalore Universitare për Kardiologji të Zagrebit për një çrregullim të herëpashershëm të ritmit të zemrës. Procedura ishte planifikuar më parë dhe shkoi pa probleme”, tha zëdhënësi i qeverisë kroate Marko Miliç.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top