Problematikat me zarfet zgjedhore/ PD: Krijohen hapësira për parregullsi e manipulim

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga 11 maji, Partia Demokratike ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ lidhur me problematikat që janë hasur me votuesit në Greqi. PD, në ankesën e saj, thotë se ndonëse autoritetet garantuan publikisht se zarfet zgjedhore do t’u dorëzoheshin zgjedhësve në adresën e tyre, me njoftimin e bërë nga KQZ pak ditë më parë që të paraqiten vetë në pikat e kompanisë postare DHL, është krijuar konfuzion, si dhe janë ngritur shqetësime serioze për transparencën, standartin dhe ligjshmërinë e procesit.

“Ndryshimi i mënyrës së shpërndarjes së zarfeve bie ndesh me deklaratat dhe rregullat e mëparshme të KQZ-së. Sipas kuadrit ligjor, operatori postat ishte i detyruar të dorëzonte fizikisht çdo zarf te votuesi, kundrejt nënshkrimit dhe paraqitjes së një dokumenti identifikimi. Madje u theksua publikisht se asnjë anëtar familjeje nuk mund të merrte zarfin në emër të një tjetri dhe do të bëheshin tre tentativa për t’u gjetur votuesi në adresë”, thuhet në ankesën e PD.
Sipas PD, zarfet jo vetëm që nuk u dorëzohen në dorë qytetarëve, por shpeshherë po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar që mund të paraqiten pranë pikave postare, duke përdorur makina me qira me targa shqiptare për të shmangur gjurmët. PD argumenton gjithashtu se këta persona, të dyshuar të lidhur me PS dhe strukturat e saj, mund të kenë grumbulluar zarfa me fletët e votimit, çka është totalisht e ndaluar dhe penalisht e dënueshme.

Sipas PD, kjo mënyrë dorëzimi nga “zarfi vjen në shtëpi” në “shko e merre vetë” jo vetëm që rrit vështirësitë praktike për mijëra votues, por krijon dhe hapësirë për ndëryrje, parregullsi dhe potencialisht manipulime procesi.

“Për të gjitha sa më sipër, kërkojmë ndërhyrjen tuaj të menjëhereshme për kthimin e menjëhershëm në ligjshmëri të procesit të votimit dhe administrimit të votës në shtetin grek, duke garantuar rregullshmëri, siguri dhe besueshmëri për çdo votë të shqiptarëve atje”, thuhet në ankesë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top