Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, i quajtur shpesh “Diamanti i Kosovës”, pritet të jetë në formacionin startues të skuadrës së tij në ndeshjen e sontme kundër Udineses në kuadër të Kupës së Italisë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Raportimet nga klubi bëjnë të ditur se trajneri synon t’i japë Zhegrovës minutat e para nga starti, një mundësi ideale për yllin kosovar që të dëshmojë se meriton më shumë hapësirë dhe të bindë Luciano Spallettin se vendi i tij nuk është në stol.
Nëse konfirmohet titullar, Zhegrova do të ketë shansin të tregojë cilësitë e tij dhe të forcojë pozitat për minutazhe më të mëdha në vazhdim të sezonit.