Priti 4 penallti në 5, Safonov mundi Flamengon me truk: i kishte shkruar në peshqir

Një peshqir i kuq, mbi të cilin ishin shkruar të gjitha shënimet e studiuara pikërisht para finales që PSG-ja e tij më pas e luajti dhe e fitoi kundër Flamengos. Është një portier protagonisti absolut i parizienëve dhe, për herë të parë, nuk bëhet më fjalë për Gigio Donnarumma, i cili ka përfunduar te Manchester City, por për Matvej Safonov, zëvendësuesin e tij. Portieri rus arriti të presë një penallti të Saul Ñíguez, më pas atë të Pedros, të Leo Pereira dhe në fund të Luiz Araújo. Plot katër penallti të pritura që i lejuan skuadrës së Luis Enrique të kurorëzonte sezonin e jashtëzakonshëm të kaluar duke fituar Kupën Interkontinentale.

Nën qiellin e Dohas, në Katar, në mbretërinë e pronarit të saj, PSG-ja duhet t’i jetë mirënjohëse mbi të gjitha portierit të saj. Penalltitë e pritura janë një përzierje aftësie, fati, por ndonjëherë edhe zgjuarsie dhe strategjie. Në këtë rast, Safonov kishte pasur durimin të shënonte gjithçka pikërisht në pjesën e pasme të peshqirit të tij, atë që portierët zakonisht përdorin për të fshirë djersën ose dorezat. Dhe rezultatet ishin sensacionale.

 

Që përpara se të fillonte lotaria e penalltive, kamerat e kishin fokusuar për një kohë të gjatë Safonovin, gati për të hyrë në portë, teksa sistemontë objektin e tij të çmuar. Një ripërsëritje e shpejtë me stafin teknik dhe atë të portierëve përpara se të shkonte në zonën e vogël, e cila në atë moment u bë e pakalueshme. Safonov tregoi vetëm për një çast diçka mbi atë peshqir: një lloj flete ose fotokopjeje të ngjitur, nga e cila shiheshin silueta, emra dhe të gjitha informacionet se si do të goditej penalltia.

E fortë, e vendosur, në qendër, djathtas apo majtas. Qoftë me këmbën e majtë apo të djathtë, Safonov arriti t’i nuhasë të gjitha, i ndihmuar pikërisht nga peshqiri i tij besnik. Portieri rus ishte mbresëlënës sidomos kur priti penalltinë e fundit, atë të goditur nga Luiz Araújo, i cili mbeti i shtangur nga gjesti i portierit që qëndroi i palëvizur në qendër të portës, sikur ta dinte tashmë që topi nuk do të shkonte as djathtas e as majtas. Dhe është kjo pamje ajo që në fakt i dorëzon PSG-së kupën dhe i jep Safonovit mundësinë të fshijë përfundimisht Donnarumman nga lista e pendesave të tifozëve të PSG-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top