Pritet t’i hapë rrugë punës së 11 komisioneve, mblidhet Kuvendi ditën e sotme

Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare në orën 13:00 për t’i hapur rrugë punës së Komisioneve parlamentare. Gjatë kësaj seancë pritet të miratohet procesverbali i seancës plenare të kaluar të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare që më pas do t’i hapë rrugë nisjes nga puna të komisioneve parlamentare.

Kuvendi miratoi seancën e 24 shtatorit me 94 vota pro 3 abstenime dhe 1 kundër projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe miratoi me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top