Pritej një bashkëpunim mes tyre: A i prishën raportet Melinda dhe Dafina

Melinda Ademi dhe Dafina Zeqiri padyshim janë dy nga emrat më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.

Krahas hiteve vajzat ndiqen dhe pëlqehen në masë të madhe edhe sa i përket stilit të tyre.

Madje fansat vazhdimisht kanë kërkuar një bashkëpunim mes tyre dhe shpresat se do të ndodh duket se nuk ekzistojnë më, të paktën për momentin, kur si duket ato kanë prishur raportet mes tyre.

Për këtë referencë u mor Instagrami ku artistet nuk ndiqen më.

Kohët e fundit ato u duk se kishin krijuar një raport të afërt madje përkrahnin edhe projektet e njëra-tjetrës dhe flisnin në superlativa e me fjalë të ëmbla.

Se çfarë ka ndodhur kaq befas nuk dihet, pasi asnjëra prej tyre nuk e ka komentuar situatën ose arsyet.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top