Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi ditën e djeshme me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së është shoqëruar nga një revoltë qytetare dhe protesta masive. Vendimi u prit me lot në sy, ndërsa menjëherë pas mbylljes së seancës ata nisën protestën. Fillimisht protesta u ndez në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa më vonë një pjesë e protestuesve u zhvendosën sërish drejt objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Ata hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt ndërtesës, ndërsa në terren zbarkuan dhjetëra forca policore. Në kuadër të kësaj, policia shoqëroi dy protestues, ku njëri prej tyre u la i lirë ndërsa tjetri vijon të mbahet në qeli.