“Prioriteti në Tiranë ka qenë pastrimi i parave”, Meta: Bashkia nuk ka bërë asgjë për strehimin social

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një status në një “Facebook” është shprehur se me programin e PL, do të shumëfishohet fondi për strehimin social.

Gjithashtu ai theksoi se në këtë mënyrë do të mund t’i jepet zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.

Më tej ai shprehet se prioritet në Tiranë ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

STATUSI:

Fondi i strehimit social i Bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit.

Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social.

Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.

Bashkë Fitojmë!

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top