Princi i Uellsit ka nderuar babain e tij, Mbretin Charles III një ditë pas kurorëzimit, duke thënë se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II do të ishte “një nënë krenare”.
Duke iu drejtuar turmave në Kështjellën Windsor për koncertin e Kurorëzimit, William tha se gjyshja e tij ishte “aty lart, duke i parë me dashuri”.
Ai tha se kjo fundjavë ishte shumë e rëndësishme sepse gjithçka kishte të bënte me shërbimin. Duke nënvizuar arritjet e mbretit Charles gjatë 50 viteve të fundit, William tha: “Pa, ne jemi të gjithë shumë krenarë për ty”.
Gjithashtu trashëgimtari i fronit, Princi William bëri zotimin e tij për kombin, duke thënë do të angazhohet për t’i shërbyer të gjithëve. Mbretit, atdheut dhe Commonwealthit.
Princesha e Uellsit mori pjesë gjithashtu bashkë me fëmijët më të mëdhenj të saj dhe William, Princin George dhe Princeshën Charlotte. Princi Louis, i cili sapo ka mbushur pesë vjeç, qëndroi në shtëpi pas ditës së tij të ngarkuar në Kurorëzimin të shtunën.
Duka dhe Dukesha e Edinburgut ishin ulur pranë Mbretit dhe Mbretëreshës, me kryeministrin Rishi Sunak pas tyre. Princi Andrew,
Turma prej 20,000 njerëzish mori biletat e tyre në një votim publik, me shumë të tjerë duke parë shfaqjen nga yjet e muzikës, duke përfshirë Katy Perry dhe Take That dhe shumë aktore e muzikantë të tjerë.

Anëtarët e familjes mbretërore u panë duke kërcyer dhe kënduar së bashku me këngën All Night Long të Lionel Richie madje edhe Mbreti u ngrit në këmbë, siç bënë Duka dhe Dukesha e Edinburgut, Edward dhe Sophie, dhe Zara dhe Mike Tindall.
Të pranishmit dhe familja mbretërore u argëtuan me muzikë, kërcim dhe sidomos nga shfaqja me dron , ku me shumë se 1000 dronë në formim: një dragua Uellsian, që shtrihej 140 m, u pa në Cardiff, ndërsa një kazan uji u pa mbi Projektin Eden në Cornwall.