Prezenca e OSBE-së thirrje: Bëje zërin tënd të dëgjohet, çdo votë vlen!

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka publikuar sot një video ku i bën thirrje qytetarëve të votojnë më 14 maj, në zgjedhjet vendore, pasi çdo votë vlen.

“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”, shkruan prezenca e OSBE-së.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top