Prezantoi botën kulturore shqiptare, në Prishtinë u shënua 15-vjetori i gazetës “nacional” nga LSHK

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në praninë e shumë profesorëve universitar, akademikëve, studiuesve, shkrimtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, u shënua 15-vjetori i gazetës letrare dhe kulturore “NACIONAL”, e cila publikohet në Tiranë dhe shpërndahet rregullisht edhe në Prishtinë.

Kjo ngjarje kulturore u organizua nga “Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës”, e drejtuar nga Prof. Shyqri Galica.

Ndërsa botuesi i saj, Mujë Buçpapaj vuri në dukje se në një kohë të papërshtatshme për shtypin e shkruar, gazeta letrare dhe kulturore “Nacional” ja ka dalë prej 15 vjetësh të qëndrojë në tregun shqiptar dhe rajonal falë një politike editoriale të qartë dhe gjithëpërfshirëse, si dhe idealizmit të stafit të saj.

Pavarësi, demokraci dhe bashkim kombëtar duke qenë në aleancë të ngushtë me SHBA-te, është motoja e punës së gazetës “NACIONAL” gjatë këtyre 15 viteve u tha në këtë ceremoni jubilare. (A2 Televizion)

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top