Presidentja Silianovska tha “Maqedoni”, Mitsotakis: Provokim, shkel marrëveshjen e Prespës

Pas Ministrisë së Jashtme greke edhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ashpër duke shprehur mosmiratimin e Greqisë për qëndrimin dhe veprimet e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila bëri betimin e saj duke përmendur vetëm fjalën “Maqedoni” dhe jo emrin kushtetues siç parashikohet në Marrëveshjen e Prespës.

“Zgjedhja provokuese e Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut për të shkelur tekstin zyrtar të betimit dhe për ta quajtur vendin e saj me një emër tjetër është një nismë e paligjshme dhe e palejueshme. Akt, i cili shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj. Minon gjithashtu të ardhmen e saj, siç ka deklaruar tashmë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Dihet se si opozitë, se Demokracia e Re votoi kundër Marrëveshjes së 2019-ës, në fakt duke paralajmëruar në atë kohë problemet që do të krijonin boshllëqet e saj. Si qeveri, megjithatë, ne respektuam firmën e Greqisë tek një traktat ndërkombëtar, të detyrueshëm për vendin. Për fat të keq, zhvillimi i fundit vërteton pozicionin tonë të qëndrueshëm të kujdesshëm”.

Kryeministri Mitsotakis thekson se Greqia refuzon manipulime si ato me të cilat zonja Silianovska fillon mandatin e saj dhe i bën thirrje që t’i kthehet detyrave ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.

“Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të tilla. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve. Nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj. Dhe, sigurisht, nga shmangia e sfidave” , përfundon deklarata e kreut të qeverisë greke.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top