Presidentja Osmani takim me komandantin e KFOR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë në vend.

Ky takim u mbajt si pjesë e kontakteve të rregullta ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, por gjithashtu në prag të përfundimit të mandatit të gjeneralmajor Barduani në krye të këtij misioni.

Presidentja Osmani shprehu falënderim për përkushtimin e tij dhe të trupave të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Ajo vlerësoi lart bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me institucionet vendore të sigurisë, duke e cilësuar atë si një element kyç për stabilitetin në vend dhe rajon.

“Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it mbetet vendimtar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjen e paqes,” tha Osmani gjatë takimit.

Ajo gjithashtu theksoi nevojën për vazhdimin e këtij partneriteti strategjik dhe përshëndeti rolin e NATO-s përmes KFOR-it si një garantues i sigurisë dhe paqes afatgjate në Kosovë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top