Presidenti Trump pret familjen Xhaferi në Zyrën Ovale, ka një befasi për djalin e sëmurë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pati një befasi dje për familjen Xhaferi, duke i pritur ata në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

 


Në këtë takim të veçantë, presidenti Trump solli familjen Xhaferi në zyrën e presidentit dhe dhuroi një monedhë për djalin e tyre, që vërehej se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Ky takim ndodhi si pjesë e fondacionit të mirënjohur Make A Wish, organizatë jofitimprurëse që ndihmon fëmijët me sëmundje të rënda të realizojnë një ëndërr të tyre.

 

Nuk pati më shumë detaje për takimin apo familjen në fjalë, veçse vërehet nga mbiemri se kjo është familje shqiptaro-amerikane në SHBA.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top