Presidenti Trump njofton se Elon Musk do të largohet nga pozita që mban

Presidenti amerikan njoftoi dje se kreu i Departamentit për Efikasitet Qeveritar, Elon Musk, do të largohet nga pozita që mban për t’iu rikthyer bizneseve që ka.

Ndonëse tha se është i kënaqur me punën e Musk, presidenti Trump tregoi se miliarderi i ‘Tesla’ nuk do të rrijë pafundësisht në qeveri.

“Elon është fantastik. Ai është patriot,” u tha Trump gazetarëve, duke shtuar se Musk mund të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë “për aq kohë sa të dojë” dhe se ai personalisht dëshiron që ai të qëndrojë “për aq kohë sa të jetë e mundur”.

“Më pëlqejnë njerëzit e zgjuar dhe ai është person i zgjuar. Më pëlqen edhe personalisht”, shtoi Trump, raporton Fox.

“Nuk jemi për ngut. Por do të vijë një moment në të cilin Elon do të duhet të largohet”, tha presidenti amerikan.

Punonjësit e posaçëm të qeverisë, ashtu siç është edhe Musk, lejohen të punojnë për qeverinë federale për “jo më shumë se 130 ditë në një periudhë 365-ditore”, sipas të dhënave nga Zyra e Etikës Qeveritare. Afati kohor 130-ditor i Musk, duke filluar nga Dita e Inaugurimit, do të përfundojë më 30 maj.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top