Presidenti kroat: Serbët po armatosen për luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka befasuar me një deklaratë, teksa ka folur për kapacitetet ushtarake të shtetit të tij, ka përmendur edhe armatosjen e Serbisë.

Ai u ndal te blerja e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” – kontratë e nënshkruar të enjten ditën kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Serbia do të blejë Rafale, ne nuk i kemi ato. Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë. Franca dhe Amerika shikojnë vetëm interesat e tyre: Kështu funksionon bota”, ka thënë ai, raportoi Dnevnik.

Macron ishte në Serbi në vizitën dyditore të tij. Pas takimit që pati me Aleksandër Vuçiç, ai deklaroi se Serbia e ka vendin në Bashkimit Evropian.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top