Presidenti iranian: Nuk kemi ndërmend të përdorim armë bërthamore

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha në një fjalim para parlamentit se vendi i tij nuk kërkon luftë dhe nuk është ai që e filloi atë. Pezeshkian theksoi se ata nuk janë agresorët dhe se sot më shumë se kurrë kanë nevojë për unitet dhe kohezion. Ai shtoi se të gjithë qytetarët iranianë duhet të bashkohen dhe të qëndrojnë të fortë kundër atyre që i sulmojnë.

“Bazuar në politikat e shpallura nga Udhëheqësi Suprem, nuk ishim ne që u distancuam nga fusha e negociatave dhe dialogut, por ne që filluam negociatat indirekte. Ne po negocionim dhe, bazuar në politikat e Udhëheqësit Suprem, ne nuk kërkojmë armë bërthamore, dhe ky është besimi ynë”, tha ai.

Sipas tij Irani ka të drejtë të përfitojë nga energjia bërthamore dhe kërkimet që i sjellin dobi kësaj shoqërie, dhe askush nuk ka të drejtë t’ia heqë këtë të drejtë sistemit dhe Republikës Islamike. Ai theksoi se ata nuk kanë frikë nga askush.

Sipas tij Amerika përdor forcën dhe, në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare po lejon Izraelin të pushtojë dhe sulmojë Irani.

“Ne nuk kërkuam luftë dhe nuk e filluam ne luftën. Nuk ishim ne që vramë komandantët dhe shkencëtarët e vendit, por terroristët. Çfarë mëkati ka bërë një shkencëtar që dikush nga ana tjetër e botës të vijë dhe ta shkatërrojë dhe shfarosë familjen e tij dhe veten e tij?”, theksoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top