Presidenti i Tiranës, Halili: Duhet të fitonim derbin, kam vërejtje për skuadrën

Presidenti i Tiranës, Refik Halili votëbesoi trajnerin Bledi Shkëmbi në krye të klubit.

Pas ndeshjes me Partizanin, numri një i bardhebluve pranoi për “Panorama Sport” se kishte dëshirë që derbi të ishte i Tiranës.

Po kështu, Halili pranoi se skuadra ka pasur tri muaj kohë të kolaudohej, por pengu i tij mbeten ndeshjet e barazuara në fund të lojës.

Starti i Tiranës – Është rast i rrallë. Megjithatë, arritëm një barazim. Nuk kemi çfarë të themi. Nga skuadra kam dëgjuar se kërkojnë kohë sa të kolaudohen, sa të njihen me njëri tjetrin. Unë them që kanë tre muaj, por nuk u kanë mjaftuar, por gjithsesi unë jam i kënaqur për grintën që kanë. Duke parë që grupi meqë është i ri, shpresoj që skuadra të ecë përpara.

E ardhmja e skuadrës- Unë skuadrën e kam takuar. Edhe javën e shkuar isha me stafin. Kemi folur. Fakti është që unë u kam besuar gjithmonë. Vazhdoj i besoj stafit dhe kam besim që do ta çojnë përpara skuadrën. Sigurisht edhe unë kam ndonjë vërejtje të vogël.

Drejtori sportiv i Tiranës ultimatum ekipit: Duhen fitore, lojtarët të reagojnë!
“Ky ishte derbi më i lehtë”, Mici: Tirana po luan mirë, por na mungojnë pikët
Vërejtjet për skuadrën – Do ta bisedoj me stafin. Ndoshta gaboj. Nëse ata më thonë je i saktë do të jetë gjë e mirë. Shpresoj që në të ardhmen, skuadra të ecë përpara. Më bëhet qejfi që skuadra shënon. Kisha dëshirë që sot ta fitonim takimin. Kaq ishte kismet. Me shpresë të Zotit, të ecim përpara në javët e ardhshme.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top